Si vendoset titulli sipas Labinot Osmanit?

Me ardhjen e trajneri Ramiz Krasniqi, Prishtina po shkëlqen. Skuadra nga kryeqendra ka arritur që t’i afrohet në vetëm një pikë liderit Feronikeli.

Feronikeli ka 54 pikë kurse Prishtina 53 sosh. Merita të mëdha në këtë sukses ka edhe sulmuesi Labinot Osmani, i cili ka arritur që të realizojë plot 15 gola, duke i prirë listës së shënuesve. “Mendoj se kemi gjasa të mira që ta fitojmë titullin, sidomos pas ndeshjeve të fundit. Natyrisht se vendimtare do të jenë edhe nga ndeshjet direkte ndërmjet ekipeve që e duan titullin”, ka thënë Labinot Osmani për sportal.al.