Si u mund Kosova nga Werder Bremeni (VIDEO)?

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar në miqësoren e zhvilluar me skuadrën gjermane Werder Bremen, me shifrat 2:0.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Aycicek në minutën e 27-të, dhe Makiadi që shënoi golin e dytë në minutën e 88-të.

Kjo është miqësorja e dytë e Kosovës e zhvilluar brenda këtij muaji, me ekipet gjermane.

Të pazgjedhurit e Albert Bunjakut, të martën barazuan me Eintracht Frankfurtit me rezultat 0:0.