Si u lëndua ky tifoz i Aston Villës?

Një tifoz i Aston Villës e ka pësuar keq në ndeshjen e mbrëmshme që skuadra e tij e zemrës e zhvilloi kundër WBA-së në kuadër të Kupës FA.

Ai u mbulua i tëri me gjak pasi që u godit në kokë nga një karrige që u hedh nga seksioni i tifozëve mysafir.

Ndryshe, pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Aston Villës e vërshuan fushën duke u futur në të për të festuar fitoren e madhe, ndërsa një gjë e tillë mund të dënohet nga komisionet përkatëse të Federatës së Futbollit të Anglisë.

266D85EB00000578-0-image-a-12_1425777427064

266C3A6200000578-2984377-image-a-11_1425758255667