Si u bë fanella me numër 10 ‘mollë sherri’ në përplasjen e Arbër Zenelit me Kosovën – babai i lojtarit zbulon prapaskenat

Babai i Arbër Zenelit, Avniu ka ndarë disa prapaskena në lidhje me situatën e djemve të tij.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ai ka treguar se si i është marrë numri 10 në fanellë Arbërit.

Ani se ky i fundit kishte marrë ftesë për ndeshjen ndaj Rumanisë, numri në fanellë i ishte dhënë dikujt tjetër.

Për këtë veprim që ka ndërmarrë Federata e Futbollit e Kosovës, është shprehur i indinjuar Arbëri.

“E kam vërejtur që askush nuk e pranon fajin e vet aq lehtë, mjegulla është te ata nuk është te Arbëri dhe Besforti. Dobësitë që ka bërë Federata ndaj Arbërit, vjet kur kanë luajtur për kualifikime për Evropian, ndaj Rumanisë”, është shprehur Avni Zeneli.

“Qysh janë rregullat, qysh më kanë thënë përpara, kur e fton lojtarin ajo fanellë nuk i dërgohet asnjë lojtari, por atij lojtari që ekziston aty, këta e kanë bërë”, vazhdoi ai.

Avniu gjithashtu theksoi se ky veprim është bërë pa e informuar paraprakisht Arbërin.

“Lojtari i ftuar me qenë aty, e me ia dërguar fanellën tjetër kujt, ky është nënçmim i tmerrshëm dhe plus e kanë ftuar. Djali është munduar me ju thanë “pse më keni ftuar nëse bëni kësi gjëra, fanellën jepja kujt dush. Unë nuk jam i ftuar dhe ishim mbetur paq”. E kanë ftuar për me ia bo poshtërsinë dhe ta diskriminojnë, ky është diskriminim total dhe s’ka ma keq e vështirë”.

“Atë numër ia kanë dhënë Zhegrovës, ne s’kemi asgjë me të, më pëlqen si lojtar, nuk i ka fajet ai, i ka fajet federata”.

Ai gjithashtu potencoi se Arbëri kur ka kërkuar llogari në lidhje me këtë nga drejtori i kombëtares Bajram Shala, ky i fundit i ka thënë le të bisedojë me trajnerin.

Por siç tregon Avniu, ish-trajneri Primozh Gliha, i ka thënë që ky veprim është marrë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Kur ka shkuar Arbëri me fol me Bajramin ai ka thënë nuk jam përgjegjës, fol me trajnerin. (Primozhv Gliha) ai i ka thënë se nuk vendos unë, por vendos federata”.

Përfundojnë pjesët e para në Ligën e Parë – këto janë rezultatet momentale

Llapi dhe Ballkani ndahen në paqe në Podujevë