Si po i motivon Ancelotti futbollistët?

Kjo javë është shumë e rëndësishme për Real Madridin. Përballja mes Barcelonës dhe Realit, të shtunën, në ‘Camp Nou’ mund të vendos shumëçka rreth titullit në La Liga.

Që ekipi të jetë sa më i bashkuar dhe i motivuar para El Clasicos, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që për të gjithë lojtarët e Realit ta shtroj një drekë me ushqim deri, raporton AS.

Pas xhiros së 27-të në La Liga, Barcelona i prinë renditjes tabelore me 65 pikë të tubuara, një më shumë sesa skuadra e Carlo Ancelotti, që është e dyta.