Si përfundoi ndeshja Rahoveci – Kosova e Prishtinës?

Në Rahovec sot u zhvillua ndeshja kampionale e Ligës së Parë të Kosovës në futboll ndërmjet:Rahovecit e Kosovës (P).

Takimi nisi me kohë..Organizatori i ndeshjes kishte ndërmarrë masat për rrjedhë normale të saj.Ishte përgatitur fusha si duhet (vijat e kufizuese vëreheshin dhe ato të 16-tëshit).

Kishte dhe mbledhës të topave. Fusha ishte e rrëshqitme nga bora dhe shiu i ditëve të fundit, por e përshtatshme për ndeshje. Prezent ishin policia dhe autoambulanca. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Në pjesën e parë rezultati ishte 1:0 për vendës, ndërsa musafirët barazuan në fund të pjesë së dytë.

Ndeshja pati rrjedhë normale.

Referi kryesor, Shpëtim Murtezi ndau katër kartonë të verdhë për secilën skuadër nga dy.

Megjithëse, fusha ishte e rrëshqitshme dhe paraqiste vështirësi në kontrollimin e topit, ajo qe fer. Shikues prezent ishin mbi 300. (Gazeta Olle)