Si një profesionist i vërtetë, Daku kërkon falje pas incidentit që ndodhi pas ndeshjes me Kroacinë

Mirlind Daku i cili ishte nga lojtarët më të mirë në ndeshjen ndaj Kroacisë, pas ndeshjes UEFA hapi procedurë diciplinore ndaj gjilanasit.

Sulmuesi i Kombëtares, reagoi menjëherë pas këtij vendimi, duke kërkuar falje për të gjithë ata që janë lënduar, shkruan Gazeta OLLE.

“Përshëndetje të gjithëve! Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi””.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”, ka shkruar sulmuesi kuqezi

Lajm fantastik për Shqipërinë: Rodri mungon ndaj Kuq e Zinjve

Spanja skuadra e parë e cila kualifikohet në fazën e eliminit direkt nga Grupi B