Besa – Drenica ka përfunduar pa fitues 0-0 në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën e Parë.
Në derbin e vjetër të ‘Superligës’ sot u takuan në rrethana më ndryshe se zakonisht, duke synuar fitoren dhe rikthimin në elitën e futbollit vendor, shkruan Gazeta OLLE.
Një ngjarje e cila nuk ndodh shpesh në futbollin kosovar, ka ngjarë sot në këtë ndeshje e cila përfundoi me tensione në fund.
Ishte minuta e 86-të ku gjyqtari kryesor i takimit akordon penallti për Besën e Pejës, madje i bindur në penallti ndëshkon me karton të kuq njërin nga lojtarët e Drenicës.
Pas akordimit të penalltisë dhe kartonit të kuq, referi anësor ndal lojën për ‘Offside’.
Kjo nuk i pëlqeu aspak skuadrës vendase të cilët reaguan ashpër, ku pamjet janë publikuar nga gazetari Kreshnik Arifi.