S’i ndalë humbja, 89-shi e injoron keq Hajvalinë

Përkundër humbjes ndaj Dritës, Trepça ’89 beson ende në titullin kampion. Mbrojtësi i kësaj skuadre, Blerim Berisha, shprehet optimist se në fund minatorët do të jenë ata që do të përfundojnë në vendin e parë.

“Kemi një skuadër të mirë dhe do të luftojmë deri në fund për titull. Vendi i parë na takon neve ndërsa tjerat vetëm do të na ndjekim. Prishtina është rivalja më e fortë, ndërsa Hajvalinë nuk e shoh fare si kandidate”, deklaroi Berisha për Gazetën Olle.

Trepça ’89 u mposht nga Drita, 3:2.