Si mund të bëhet kampion Besa?

Besa e ka shumë të vështirë të bëhet kampion, por jo edhe të pamundur. Mirëpo, për ta arritur këtë nuk varet gjithçka nga klubi pejan.

Momentalisht dallimi i të dytës Besës, me të parën Feronikelin, është gjashtë pikë.

Besa të dielën, në kuadër të javës së parafundit të Superligës, pret Feronikelin. Për të mbetur skuadra pejane në garë për titull, duhet të fitojë me dy gola epërsi. Çdo rezultat tjetër e bënë kampion Feronikelin.

Shembull: Fitorja 2:1 për Besën, do të barazonte të tria përballjet. Feronikeli e ka fituar ndeshjen e parë si vendas 2:1. Të dytën kanë luajtur 1:1 në Pejë. Dhe nëse Besa fiton 2:1, atëherë Feronikeli është në përparësi, pasi ka shënuar një gol më shumë në udhëtim.

Nëse Besa fiton 1:0, atëherë goldallimi i ndeshjeve të ndërsjellta barazohet në 3:3. Këtu përparësi ka skuadra që ka shënuar më shumë gola si mysafir, e që në këtë rast të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol. Nëse kështu mbetet, atëherë sipas nenit 64 të Rregullores së Garave, Feronikeli e Besa duhej ta luanin një takim mes vete!

Mirëpo, çka nëse Besa fiton me dy gola epërsi?

Nëse kjo ndodh, atëherë Besa duhet të fitojë edhe ndeshjen e fundit me Vëllaznimin në udhëtim, e në anën tjetër Feronikeli të humb nga Prishtina në Prizren.