‘Si Maradona e Pele’

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është si Diego Maradona dhe Pele. Kështu mendon ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili aktualisht është pjesë e Queens Park Rangers.

“A është Ronaldo në nivelin e më të mirëve si Maradona e Pele? Po, absolutisht po, 100 përqind jam i sigurt për këtë gjë”, tha Ferdinand për Goal.com.

“Atë dhe Messit, ne ndoshta nuk jemi duke i vlerësuar aq sa duhet, sepse kjo është epokë e tyre, teksa ne jemi duke i shikuar sesi po luajnë”, përfundoi Ferdinand.