Si Lionel Messi, Muhamed Ali, Mike Tyson..

Menaxheri i falshëm italian, Mino Raiola, e ka lavdëruar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovicin. Ai ka thënë se reprezentuesi suedez është i veçantë.

“Zlatan është unik. Ai është lojtar i vetëm në botë i cili me 1,96 centimetra, ka teknikën e Lionel Messi, karakterin e Muhamed Ali dhe forcën e Mike Tyson”, ka thënë Raiola.

Raiola nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të Ibras nga Parisi. Por, ai nuk e ka përjashtuar as mundësin e vazhdimit të kontratës me PSG, shkruan gazetaekspress.