Si i hakmerret Prishtina skuadrës së Llapit?

 

Llapi e eliminoi Prishtinën në kuadër të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës në futboll duke e mundur me shifrat 2:1, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Kujtojmë se kjo ndeshje u zhvillua në një teren të rënduar e të mbizotëruar nga ‘lloçi’.

Eliminimi nuk është harruar në kampin prishtinas.

Ndryshe, Llapi dhe Flamurtari u përballën sot në kuadër të Ligës së Parë, derisa futbollistët prishtinas u ‘pasuruan’ me nga 50 euro nga një anëtar i kryesisë së Prishtinës. Lajmi konfirmohet nga lojtarët e Flamurtarit në kushtet anonimiteti. “Nëse do të shënonim fitore kemi pasur premia nga 100 euro nga një anëtar i kryesisë së Prishtinës. Tashmë që kemi mbetur baras, i kemi nga 50 euro, parat ende nuk i kemi marrë. Kjo ka ndodhur pasi që Llapi e eliminoi Prishtinën në Kupë”, njoftojnë lojtarët e Flamurtarit për Gazetaolle.com. Ndeshja Llapi – Flamurtari përfundoi pa fitues (0:0).