Real Madrid kishte vendosur që nëse Vinicius Junior nuk do të fitonte Topin e Artë, atëherë ata nuk do të ishin të pranishëm në Paris për të parë dikë tjetër që ta merrte çmimin.
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri Hernandez e fitoi atë, me të gjithë të ftuarit nga klubi i Real Madridit që nuk ishin në mbrëmjen e organizuar në Paris.
Të nominuar ishin edhe Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, ndërsa Carlo Ancelotti ishte në garë për çmimin e trajnerit të cilën e fitoi, por asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të së hënës mbrëma.
Klubi kishte organizuar një maratonë pesë orëshe për të mbuluar Topin e Artë në RMTV, kanalin e tyre, por edhe kjo ishte anuluar.
Ashtu si edhe festa e madhe e Vinicius. Braziliani kishte rezervuar një vend për të akomoduar 50 persona në Paris për të festuar më pas arritjen e tij, por edhe kjo u anulu.
Kompania Nike po ashtu kishte synuar gjithashtu t’i ngjyroste dyqanet e tyre në flori në kryeqytetit spanjoll për të nderuar Vinicius, por edhe kjo ide gjithashtu u hodh poshtë.
Mediumi Sport shkruan se presidenti Florentino Perez e ndaloi Vinicius të udhëtonte, por AS e hedh poshtë këtë ide, duke pretenduar se në fakt ishte yll brazilian që sugjeroi të mos shkonte dhe ai u mbështet nga shokët e tij të skuadrës.
Los Blancos gjithashtu mendojnë se nëse nuk do të ishte Vinicius, duhet të ishte Dani Carvajal, dhe jo Jude Bellingham.
Në Brazil, ish-futbollistja Ludmila Silva la të kuptohej se racizmi ishte në qendër të vendimit, duke shkruar në X se djali i saj do të duhet të jetë ‘dyfish më i mirë’ sepse është me ngjyrë.
Tem que acreditar
Desde cedo a mãe da gente fala assim: filho, por você ser preto, você tem que ser duas vezes melhor. Aí passado alguns anos eu pensei: como fazer duas vezes melhor, se você esta pelo menos cem vezes atrasado…
Pela escravidão, pelo preconceito, pela história,…— Ludmila Silva (@ALudmilaSilva) October 28, 2024
Ky është viti i parë që UEFA po bashkëorganizoi çmimin me France Football dhe ata në kampin madrilen besojnë se tensioni midis dy organizatave qëndron pas vendimit, pavarësisht se është votuar nga 100 gazetarë nga e gjithë bota.
Një zëdhënës i Real Madridit ka thënë: “Nëse kriteret e çmimit nuk e japin Vinicius si fitues, të njëjtat kritere duhet të japin Carvajal si fitues. Duke qenë se nuk ka ndodhur kështu, është e qartë se Topi i Artë i UEFA-s nuk e respekton Real Madridin. Dhe Real Madridi nuk shkon aty ku nuk respektohet”.
Për fund, është e vështirë të kujtohet se Topi i Artë i ka shkaktuar kaq shumë acarim një klubi kaq të madh thjesht për faktin se një nga lojtarët e tyre nuk e ka fituar.
Si rregull i përgjithshëm, Real Madrid tenton të bëjë më të mirën për të mbështetur lojtarët për çmime individuale, duke i bërë shumë shpesh reklamë si në media, ashtu edhe përmes analistëve të sportit.