Si e vlerësoi ndeshjen ndaj Atleticos, Carlo Ancelotti?

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, është ndarë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, që përfundoi me rezultat 0:0.

Kampioni evropian dominoi si mysafir i Atelticos, por edhe pse krijoi disa raste për gol nuk arriti të shënonte fitore, transmeton koha.net.

“Nuk është rezultat aq i mirë. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe është dashur që të shënonim, por jemi të kënaqur me performancën. Duhet të provojmë ta përsërisim performancën e pjesës së parë në ndeshjen e kthimit në stadiumin tonë”, ka thënë italiani.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave madrilene zhvillohet javën e ardhshme.