Si e shpjegoi humbjen me Monacon, Arsene Wenger?

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka quajtur një natë të tmerrshme, humbjen e sotme ndaj Monacos 3:1 në Emirates Stadium.

“Mendoj se ishte një natë e tmerrshme, por më duhet të uroj Monacon, ata luftuan shumë mirë. Ne kihim rastet tona që nuk i shfrytëzuam, ishim afër golit të dytë dhe tretë”, deklaroi francezi.

Arsenali tani ka pak gjasa për të shkuar më tutje.