Si e përjetoi Stavileci titullin e kampionit? (FOTO)

Sigal Prishtina sot e fitoi trofeun e 10-të të kampionit në Superligën kosovare, pasi FBK-ja e dënoi Pejën për mos-vazhdimin e sfidës së tretë finale të ‘play-off-it’.
Një gjë e tillë e gëzoi tejet shumë kreun e klubit prishtinas, Blerand Stavileci, i cili përvec që shprehu gëzimin e triumfit, nuk harroi të merret edhe me kundërshtarët.
“Misioni i kompletuar x10. Titujt dhe kupat dyshifrore. Vitin e ardhshëm në fanellat e kampionëve 3 yje”, shkroi Stavileci, raporton Express.
“Edhe shohim përmas edhe vazhdojmë…kampionski. Ekipi im. Prishtina ime”, shtoi tutje kreu ‘bardhekaltër’.

stavileci_7615