Si e kuotojnë bastet fitoren e Shqipërisë?

Kështu “LottoSport” e kuoton me 1.95 fitoren e Kuq e Zinjve në “Elbasan Arena” ndërkohë që barazimi apo edhe një sukses i Armenëve shihen si më pak të mundshëm.

Shqipëria është favorite në përballjen ndaj Armenisë dhe këtë herë ky nuk është një opinion por një konstatim i asaj që gjykojnë ata që në lojën e parashikimeve vënë paratë, kompanitë e basteve. Kështu “LottoSport” e kuoton me 1.95 fitoren e Kuq e Zinjve në “Elbasan Arena” ndërkohë që barazimi apo edhe një sukses i Armenëve shihen si më pak të mundshëm, kështu dy skuadrat që ndajnë nga një pikë kuotohet me 3.5 ndërsa një fitore armene është edhe më pak e mundshme duke qenë se mbart koeficientin 3.9.

Pak a shumë të njëjtat kuota mbizotërojnë edhe në Kompanitë e Basteve më kryesore të Europës të cilat madje besojnë se ka shumë më pak shanse për një fitore të Armenisë, kështu për “Bwin” madje një fitore e Shqipërisë është edhe më e mundur pasi paguan me 1.91 herë më shumë bastin e vënë, barazimi ka koeficientin 3.20 ndërsa fitorja e Armenisë shkon në kuotën 4.25. E njëjta histori vlen edhe për “Bet365”, e cila beson akoma më pak te suksesi armen e nuk bën ndryshim edhe William Hill.  Në krahun e Shqipërisë janë edhe statistikat. Dy skuadrat janë përballur deri më tani 3 herë mes tyre, sfida në të cilat Shqipëria ka marrë dy fitore ndërsa një takim ka përfunduar në barazim, ndërsa golavarazhi është 6-1 në favor të Kuq e Zinjve. Për sa i përket golave, për bookamekrs në “Elbasan Arena” nuk priten shumë të tillë, kështu kuota e Bwin që të ketë 3 apo më shumë gola, thënë në gjuhën e bastexhinjve 3+ është 2.5 ndërsa paguhen shumë më pak para për kuotën poshtë 3 golave që mbart koeficientin 1.5.

Cili është rezultati më i mundshëm? Edhe në këtë rast kuotat janë për Shqipërinë pasi “William Hill” shikon si rezultatin më të mundshëm fitoren 1-0 të Kuq e Zinjve, një fitore minimale por kjo nuk prish shumë punë pasi  Në fakt për Shqipërinë në këtë ndeshje vlen më së miri shprehja, “Të fitojmë edhe me një gjysëm goli”.