Si e komentuan mediet rumune fitoren e Sigal Prishtinës?

Sigal Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës Ballkanike, përballë Cariovas, në Rumani me rezultat 77:73.Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit janë shumë afër kualifikimit për në gjysmëfinale.

Mediet rumune kanë vajtuar humbjen e Craiova me rezultat 77:73 nga Sigal Prishtina, në ndeshjen e çerekfinales së Ligës Ballkanike në basketboll. Madje ato i japin gjasa të vogla Craiovas që të kualifikohet, duke e marr parasysh se takimi i kthimit luhet me 25 mars në Prishtinë.

“Craiova për t’u kualifikuar duhet të fitojë me pesë pikë dallim në Prishtinë”, shkruan mes të tjera portali rumun “Agerpres”. Ndërsa  portali “Digi24.ro”, sheh si shumë të vështirë kualifikimin për ekipin rumun, pasi që humbi sfidën në vatër të vet. Në përgjithësi mediumet rumune vajtuan humbjen e Craiovas nga Prishtina.