Si e komenton Howard Webb ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Gjyqtari i famshëm anglez, Howard Webb, e ka komentuar ndeshjen e zhvilluar në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Franca 2016”.

Ai ka deklaruar për gazetën “Sport Plus” në Shqipëri se dueli i tetorit në Beograd ka qenë ndër më të dhunshmit që ka parë ndonjëherë.

“E kam parë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre. Ajo ishte vërtetë më e dhunshmja që e kam parë ndonjëherë”, ka thënë Webb, transmeton Gazeta Olle.

Ndryshe, Serbi-Shqipëri u drejtua pikërisht nga një gjyqtar anglez, i cili ishte Martin Atkinson.