Si e komentoi eliminimin, Bylbyl Sokoli?

Bylbyl Sokoli ia ndalë në Podujevë, njëri nga dy synimet e tij me Prishtinën e superpërforcuar këtë edicion.

Skuadra e tij u mposhtë 2:1 nga Llapi, në rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Ai pas humbjes, nuk foli për fushën e rëndë, përkundrazi uroi Llapin për, siç tha fitoren e merituar.

“Nuk jam kompetent unë të flasë për këto çështje. Mund ta komentoj vetëm ndeshjen, Llapi fitoi me meritë, neve na mbetet të punojmë më shumë”, tha ai pas ndeshjes, transmeton Gazetaolle.com.

Ndryshe nga ai, lojtarët thanë se ndeshja nuk duhej zhvillua fare. (Gazeta Olle)