Si e cilëson Mou, legjendën Gerrard

Liverpool nuk do të jetë në gjendje për të zëvendësuar kapiteni Steven Gerrard, sipas menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho.

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard do të largohe pas 17 vjetëve të kaluara në Anfield, kur ai do të bashkohet me LA Galaxy.

Liverpool do të hidhet në tregun e transferimeve për të marrë një mesfushor qendror për të mbushur boshllëkun e lënë nga Gerrard, por Mourinho këmbëngul se një lojtar i vetëm nuk mund të zëvendësojë 34-vjeçarin.

“Ju nuk mund ta shikoni në atë drejtim. Unë nuk e mendojë që lojtari mund të zëvendësohet ashtu. Unë nuk mund të mendoj, që do të vijë një djalë për të zëvendësuar Steven Gerrard, apo për ta sjell dikë për të zëvendësuar Frank Lampard, apo Paolo Maldinin”,  pohoi Mourinho.

“Trajneri duhet vetëm të përpiqet për të organizuar një ekip në një mënyrë, ku ekipi mund të jetë i suksesshëm edhe pa të (Steven Gerrardin)”,

Gerrard do të përballen me Chelsea për herë të fundit të dielën në Stamford Bridge.