Federata e Basketbollit e Kosovës pritet të bëhet anëtare e FIBA-s në muajin e ardhshëm, kurse me këtë do të thotë se Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë aktive si kurrë më parë.
Por, dilema është se kush do të luante për Kosovën, ose si do të mund të dukej Përfaqësuesja jonë.
Dardan Berisha i Sigal Prishtinës do të jetë njëri nga lojtarët, dhe këtë e konfirmoi ditë më parë edhe në emisionin ‘Sport Show’ të Klan Kosovës.
Ndërkohë, nga jashtë vendit pritet të vijnë talenti i Fenerbahçes, Kenan Spahiu. Krahas tij, edhe lojtari i Heliosit të Sllovenisë, Gëzim Morina, mund t’i përgjigjet pozitivisht Kosovës, shkruan gazetaolle.com.
Erjon Kastrati, është një tjetër lojtar që do t’i hynte në punë përzgjedhësi Arben Krasniqi. Ai luan në Krka të Sllovenisë.
Nga kolegjet e SHBA-së, mund të vije talenti 20-vjeçar Lis Shoshi, ose edhe Edon Maxhuni, djali i ish-lojtarit të Prishtinës, Besim Maxhuni.
Pesëshja e Kosovës: Dardan Berisha, Kenan Spahiu, Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Lis Shoshi ( Edon Maxhuni). (Gazeta Olle)