Shuplakë portugeze për Bayernin

Porto e ka shokuar Bayern Munchenin në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Dragao”, duke e mposhtur atë me rezultat bindës, 3:1.

Golat për vendësit i shënuan Ricardo Quaresma (4′ dhe 10′) dhe Jackson Martinez (65′), ndërsa realizimin e ngushëllimit për gjermanët e bëri Thiago Alcantara (28′).