Shumë skuadra pas Canës

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana mund të transferohet në Rusi. Sipas mediave italiane, ai kërkohet edhe në elitën e futbollit rus.

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana kërkohet nga shumë skuadra të ndryshme të Evropës. Kapiteni i kombëtares shqiptare, së fundi ka marrë ofertë edhe nga klube të Rusisë.

Sipas newscalciomercato.eu, Cana ka oferta nga tri shtete.

“Shumë klube e duan shqiptarin. Nga Bundesliga kanë ardhur më konkrete, gjithashtu ka edhe nga Turqia, ku ai ka luajtur për Galatasarayn dhe së fundi ka arritur diçka edhe nga Rusia”, shkruan newscalciomercato.eu.

Cana ka kontratë me Lazion deri në vitin 2016.