Shumë klube pas Depay

Memphis Depay, njeriu i momentit të Psv Enidhoven do të largohet nga Philips Stadion  në përfundim të sezonit. Dicka të tillë e konfirmoi drejtori sportiv i Psv-së Toon Gerbrands. Në verën e kaluar Tottenham Hotspur ofroi 20 milionë Euro për sulmuesin 21-vjecar, por Depay vendosi të qëndrojë në Eindhoven.

Megjithatë tashmë që në garë për të marrë shërbimet e tij ka hyrë edhe Manchester United sipas të gjitha gjasave futbollisti holandez do të largohet nga Psv-ja. Trajneri i Djajëve të Kuq, Louis Van Gaal e pëlqen jashtëzakonisht shumë talentin 21-vjecar, madje ai e aktivizoi Depay-in edhe në disa ndeshje të Kupës Botës Brazil 2014 kur drejtonte Holandën dhe Memphis ja shpërbleu besimin e dhënë me dy gola të realizuar në sfidat e fazës së grupeve ndaj Australisë dhe Kilit.

United në verë pritet ti bëjë një ofertë zyrtare Psv-së për të marrë shërbimet e sulmuesit, edhe pse tashmë klubi nga Eindhoven kërkon minimalisht 30 milionë Euro për të lënë të lirë Depay-in. I pyetur për një largim të mundëshëm të 21-vjecarit drejtori sportiv i Psv-së Toon Gerbrands bëri me dije ofertën prej 20 milionë Eurosh të ardhur nga Tottenhami por që klubi holandez e refuzoi, megjithatë ky i  fundit theksoi se Psv-ja do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë edhe për një tjetër sezon 21-vjecarin në Philip Stadion.

Aq më tepër kur për të interesohet një klub i madh si Manchester United. Memphis Depay e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Psv-në me paraqitjet e tij këtë sezon teksa në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet ka realizuar 21 gola.