Shumë i përfolur në këtë merkato, kthesë e papritur për Hysajn

Situata te Napoli duket se është qetësuar pas largimit të Carlo Ancelottit dhe afrimit të Gennaro Gattusos.

Tekniku karizmatik erdhi me frymë tjetër, masat e përdorura nga presidenti Aurelio De Laurentiis janë zbehur dhe Rino ka marrë “frenat e skuadrës”.

Disa nga lojtarët e ekipit janë në përfundim të kontratës dhe duket se drejtuesit kanë vendosur të rinovojnë me ta.

Arek Milik, Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj mund të largohen me parametra zero nga klubi napolitan.

Zyrtarët e Napolit nuk duan diçka të tillë dhe kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës. Bisedimet me Hysajn kishin ngecur, ndërsa tani gjithçka mund të mbyllet për një kohë të shkurtër bën me dije Radio Kiss Kiss.

Një media pranë klubit të Napolit dhe me informacione të besueshme