Shumë dashuri për De Biasin në Kosovë (FOTO)

Gianni De Biasi të shtunën erdhi në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Mërgim Mavrajt.

Natën ai e ka kaluar në Prishtinë, ku i ka vizituar edhe disa lokale të natës në kryeqytet. Në njërin prej tyre, përzgjedhësi i Shqipërisë ka takuar ish futbollistin e njohur Enis Fetahu. Ky i fundit e ka postuar një fotografi me De Biasin në Instagram, ku ka shkruar se në ndeshjen ndaj Serbisë do të jetë pjesë e ekipit shqiptar. “Me Serbinë rezervë jam”, ka shkruar Enisi.

Sigurisht, kjo është vetëm një shaka e Fetahut, i cili njihet si nostalgjik i futbollit, nga i cili është tërhequr qysh moti.

De Biasi takoi shumë shqiptarë të Kosovës dhe e ndjeu nga afër dashurinë dhe përkrahjen e tyre.

FATUAHU

 

agon