Shtyn Eutanazinë për të parë klubin e zemrës

Pasioni për futbollin, ndonjëherë i kalon kufijtë e imagjinatës. Ky është rasti i Lorenzo Schoonbaert, fans i çmendur i ekipit belg, Club Brugge. 41-vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje terminale, ka shtyrë eutanazinë për të parë ndeshjen e fundit të skuadrës së tij të zemrës.

Nga ana tjetër dhe klubi bullgar i bëri një nderim të veçantë tifozit special, ku në një pjesë të stadiumit shkruhej “Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm Lorenzo”.