Kur do të luhet turneu final i Kupës?

Bordi i FBK-së, pas kërkesës së Golden Eagle Ylli ka vendosur që të shtyjë për një javë organizimin e Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës. Datat e reja të Turneut Final të IPKO Kupës janë 6, 7 dhe 8 mars 2015.

 

Në kërkesën e Yllit për shtyrje të turneut Final të Kupës thuhet se ky klub ka nevojë për afat shtesë me qëllim që të përgatitet sa më mirë për organizimin e këtij turneu.

Golden Eagle Ylli ka paraparë që para fillimit të Turneut Final në palestrën 13 qershori të montojë tribuna teleskopike që do ta rrisnin kapacitetin e sallës për 400 ulëse, të krijojë hapësira të veçanta për mysafirë VIP dhe për gazetarë dhe ka premtuar se afati prej një jave shtesë do të mjaftojë që të përfundojnë të gjitha këto punime.

 

Kërkesë zyrtare për shtyrje të Turneut kishte paraqitur edhe Sigal Prishtina me pretekstin se në mesjavë luan ndeshje të rëndësishme në ligën ballkanike BIBL.