Shtyhet sërish fillimi i edicionit të ri në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.09.2020 ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri të garave.

Shtyrja ka ardhur në mënyrë që t’ju jap kohë të mjaftueshme skuadrave të saj për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri, thuhet në njoftimin e FBK-së, raporton Gazeta Olle.

Edicioni i ri do të nisë sipas orarit të mëposhtëm:

– Ndeshjet e play-outit do të zhvillohen më 14 dhe 17 Tetor 2020;
– Turneu i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet prej 21 deri më 25 Tetor;
– Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 28/29 Tetor;
– Afati kalimtar për basketbollistë/e shtyhet deri më 5 Tetor në ora 16:00.