Shtyhet ndeshja Prishtina – Vëllaznimi, ja arsyet

Ishte paraparë që ndeshje Prishtina – Vëllaznimi, në kuadër të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, të zhvillohet të shtunën në stadiumin e kryeqytetit.

Mirëpo, kjo ndeshje është shtyrë për të dielën. Gazetaolle.com, merr vesh se shkak për një gjë të tillë është bërë protesta opozitare që do të organizohet të shtunën në kryeqytet. (Gazeta Olle)