Shtyhet ndeshja Prishtina – Trepça ’89

Ndeshja e xhiros së 29-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina – Trepça ’89, e paraparë të zhvillohet të shtunën, është shtyrë për të dielën.

Të premten do të luhet një ndeshje në mes veteranëve të Kosovës dhe Zvicrës, derisa të shtunën, juniorët.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 16:00 dhe do të transmetohet në televizionin publik RTK.