Shtyhet meçi ndërmjet Florian Markut dhe Maxim Prodan

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka njoftuar që meçi i tij i paraparë të zhvillohej me shtatë gusht ndaj Maxim Prodan është shtyre

Marku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook bëri të ditur lajmin për shtyrjen e meçit.

Ai theksoi se arsyeja e shtyrjes është një lëndim që ka pësuar së fundmi, gjë që do t’ia pamundësojë atij të jetë i aftë për tu përballur me Prodan.

Marku theksoi se meçi ndaj Prodan do të zhvilohet me gjasë në muajin shtator dhe për këtë do të njoftojë ai vet për datën e saktë.

Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të Markut.

Mancin tregon se kush janë kandidatët kryesorë për Kupën e Botës Katar 2022

Zyrtare: Vushtrria blindon portën, kthehet Petrit Tahiri