Shtyhet fillimi i edicionit në Ligën Unike të femrave

Edicioni i ri në Ligën Unike në konkurrencën e femrave është shtyrë deri më 24 Nëntor 2021.

 

Kjo vjen në pajtim me klubet dhe organizatorët e garave. Shorti u hodh të dielën në Shkodër, ku në xhiron e parë takohen Tirana-Prishtina, Flamurtari-Penza dhe Bashkimi-Partizani.

Mesjavën e kaluar u zhvillua Superkupa Mbarëkombëtare te femrat, ku triumfoi Penza e Pejës.

Edicioni i ri pritet të jetë interesant dhe rivalizues, duke marrë parasysh se gjashtë skuadrat shpresojnë të fitojnë në edicionin e parë të Ligës Unike.

Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku marrin pjesë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Mauro Icardi kërcënon me largim nga PSG nëse Wanda Nara nuk kthehet tek ai

Ja me cilën këngë shqip festuan Rrahmani dhe shqiptari tjetër i Napolit