Shtyhet afati kalimtar në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë me dije se afati kalimtar është shtyrë.

FBK ka pranuar dhjetëra kërkesa nga klube për të shtyrë afatin deri më 11 gusht.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 4 gusht pas shqyrtimit të kërkesave të disa klubeve të FBK-së, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit kalimtar për lojtarë/e vendorë/e dhe të huaj/a”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Përderisa afati kalimtar është dashur të përfundojë sot, është vendosur që po i njëjti të shtyhet deri më 11 gusht 2023”.

“Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, bëhet e ditur më tej në këtë komunikatë.

Broja: Nuk ishte penallti, kemi merituar të kalojmë tutje

Nora Gjakova eliminohet nga Mastersi në Hungari