Shtyhen të gjitha ndeshjet në volejboll

Federata e Volejbollit të Kosovës ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e planifikuara të luhen të mërkurën (17 prill) janë shtyrë.

Arsyeja që janë shtyrë  është për shkak të shpalljes së ditë zie nga Presidenca në kujtim të të gjitha grave e vajzave të vrara në Kosovë.

Postimi i plotë nga FVK:

Pas vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që dita e mërkurë (17.04.2024) të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave e vajzave të vrara në Kosovë, si rezultat i dhunës në baza gjinore, Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), merr vendim që të shtyhen për një ditë tjetër, të gjitha ndeshjet e volejbollit, të planifikuara për të mërkurën. /Gazeta Olle/

Hana Beiqi shënon rekord për Kosovën në garën ndërkombëtare “MM Maribor 2024”

FFK hap procedurë disiplinore për Batatinën, dënohet edhe Faruk Statovci