Shtyhen ndeshjet e Kombëtareve të reja

Gjatë verës Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll (meshkujt) është dashur të paraqiten në kampionat evropian, Divizioni B.

Kombëtarja U20 është dashur të garojë në Letoni, ndërsa Kombëtarja U18 në Mal të Zi. Por këto kampionate janë shtyrë. Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së të premten.

Sipas njoftimit të EHF-së, do të analizohet situata nëse garat e të rinjve mund të mbahen në janar të vitit të ardhshëm. Për janar janë shtyrë edhe kampionatet e Divizionit A.

Vendimi përfundimtar nëse kampionatet do të mbahen në janar do të merret në qershor nga Komiteti Ekzekutiv.

Po ashtu është bërë e ditur që shorti për kualifikimet për “Euro 2022” do të tërhiqet më 16 qershor. Në atë short do të jetë edhe kombëtarja jonë.