Shtriks: Edicioni më interesant, fat Prishtinës dhe Rilskit

Drejtori  i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, ka thënë që ky edicion i BIBL ka qenë ndër më interesantit që ka parë ndonjëherë, derisa iu ka uruar suksese dy skuadrave në finalen e madhe.

“Finalet e Ligës Ballkanike fillojnë javën e ardhshme dhe unë dua t’i dëshiroj Sigal Prishtinës dhe Rilskit që të kenë lojë të fortë dhe kualitative. Ky është sezoni më i mirë që e kam parë ndonjëherë”, deklaroi Shay Striks, transmeton Gazetaolle.com.