Shtohet përkrahja për Lirinë

 

Biznismeni prizrenas, Hevzi Badalli, pronar i firmës H Badalli Gmbh, që jeton në Bazel të Zvicrës tash e 20-të jet,  ka qenë donatori i radhës për ‘bardhezinjtë’.

Në stërvitjen e të shtunës, Badalli ka sjell një kontigjent pajisjesh për KF “Liria”.

“Iniciativa fillimisht ishte në verën e vitit të kaluar e kreut të FFK-së, z.Fadil Vokrri, me të cilin jam mik i vjetër. Ai, më propozoi që të ndihmojë Lirinë, dhe unë me kënaqësi e bëra. Kjo është gjëja më e vogël që munda të bëja për skuadrën e qytetit tim. Këtë e ka borxh secili”, ka thënë Hevzi Badalli, që nga modestia nuk ka preferuar të flas në shifra,  për vlerën e pajisjeve.

Ai, ka sjellur kompletë ndërresash (fanellë, brekë e çorapë) të markës ‘adidas’ për 20-të futbollistë (përfshirë dhe dy portierët).

Xhupa për mbrojtje nga shiu (20 palë), marka ‘gems’, sikurse dhe 20-të topa po të kësaj marke. Në mesin e këtyre pajisjeve ka dhe ato për ekonomin ( pajisje për stërvitje si kona, jelek) dhe mjekun e klubit.

Ndërkaq, me rastin e pranimit të këtyre paisjeve, Misad Çollaku, kryetar u shpreh:”mbështetja e gjithanshme po rritet çdo dit e më shumë. Ne, jemi mirënjohës për të gjitha ata që po ndihmojnë klubin në forma të tilla donacioni,  si z.Badalli. Shpresojmë që edhe bashkëatdhetarët tanë të tjerë të ndjekin shembullin e tij. Ne, vetëm me mbështetjen e gjithëanshme mund të arrijmë aty ku synojmë”, ka thënë Çollaku, duke falenderuar në emër të KF “Liria”, z.Badalli.

Ndërkaq, kjo nuk është e tëra sipas Hevziut.ai, më tej tha:”në Superligë do të ketë mbështetje edhe më të fuqishme. Do të sjell ndihma edhe nga bashkatdhetarë të tjerë.Do ti nxisë ata të ndihmojmë skuadrën që ka traditë, dhe që na bënë krenar”.