Shtohet lista e kombëtareve që kanë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024

Ndeshjet kualifikuese të Evropianit janë gati në përfundim dhe tashmë dihen disa prej kombëtareve që kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion vitin e ardhshëm.

Franca, Belgjika dhe Portugalia, matematikishtë janë kualifikuar bashkë me Gjermaninë, e cila do t’i mirëpresë të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Të dielën përfunduan edhe duelet e xhiros së tetë të kampanjës kualifikuese ku edhe tri kombëtare do të jenë pjesë e evropianit. Ato shtete janë: Skocia, Spanja dhe Turqia.

Spanja mposhti Norvegjinë me rezultat minimal dhe Turqia me katër gola mori fitoren nga Latvia.

Afër që ta prejë një biletë është edhe Shqipëria pasi ka dy ndeshje dhe i duhet vetëm edhe një pikë për suksesin tjetër historik. /Gazeta Olle/

Vëllaznimi nuk ka shijuar ende fitoren e parë

Kuka: Gjenerata e re po ngjitet në kulmin e sportit evropian e botëror