Sot (e premte) u zhvilluan dy ndeshjet hapëse të xhiros së 17-të në Ligën e Parë.
Ndeshja ndërmjet Istogut dhe Phoenix në Grupin A, u mbyll me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.
Fatty shënoi për mysafirët në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa golin e barazimit për Istogun e realizoi Granit Arifaj në minutën e 96-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, në kuadër të Grupit B u takuan Arbëria dhe Vushtrria.
Musafirët shënuan fitore të rëndësishme, me rezultat 3-2.
Dy golat për lipjanasit i realizoi Xhafer Kaleshi, të dy nga penalltia (33’ dhe 88’).
Për vushtrriasit realizuan Labinot Osmani (7’ dhe 45+2 nga penalltia) dhe Dior Zabergja 28’.
/Gazeta Olle/