Shtatë garues përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të atletikës

Përfaqësuesja e Kosovës në atletikë e përbërë nga shtatë atletë, tre femra dhe katër meshkuj, do ta përfaqësojnë vendin tonë në edicionin e tretë në Kampionatin Europian të shteteve në zhvillim që do mbahet në San Marino nga data 05.06.2021.

Në këtë garë janë paraqitur gjithsej 200 atletë nga 15 vende të ndryshme si: Shqipëria, Andora, Armenia, Qiproja, Gjeorgjia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Malta, Mali i Zi, Monako dhe San Marino, përcjell Gazeta Olle.

Atletët kosovarë që do të paraqiten në Kampionatit Evropian janë:

Muhamet Ramadani në disiplinën e hedhjes së gjyles

Musa Hajdari në disiplinën 800m

Astrit Kryeziu në disiplinën 800m

Erudit Rysha në disiplinat kërcim gjatësi dhe kërcim lartësi

Gresa Bakraçi në disiplinën 3000m

Albina Deliu në disiplinën 800m

/Gazeta Olle/