KF Prishtina e Re vazhdon serinë e fitoreve, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi me një rezultat 0-1 kundër KF Kika.
Golin vendimtar e shënoi Bleon Sekiraqa në minutën e 86-të, pas një asistimi nga Astrit Berisha, shkruan Gazeta OLLE.
Ndeshja u zhvillua në Hogosht, ku KF Prishtina e Re shprehu falënderimet për mikpritjen dhe lojën e drejtë të ekipit kundërshtar, si dhe për mbështetjen e tifozëve të saj.
Me këtë fitore, KF Prishtina e Re forcon pozitën e saj duke vazhduar ecurinë pozitive në kampionat si lidere pas shtatë javësh.