Shqiptari shënon pas dy minutash aktivizimi

Është vetëm 19-vjeç, mirëpo sot arriti një sukses të madh. Egzon Binaku ia doli të shënojë gol pas vetëm dy minutash aktivizimi.

Ai hyri në lojë në minutën 87, pas vetë dy minutash shënoi për rezultatin 3:0.

Skuadra e tij, Hacken, mundi me këtë rezultat Malmon në udhëtim. Ndeshja i takonte elitës së futbollit suedez. Binaku realizoi golin e parë në karrierë në ligën Allsvenskan.

Për Hacken luan edhe lojtari i Kosovës, Dardan Rexhepi. (Gazeta Olle)