Shqiptari premton se do ta shkatërroj serbin

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, me prejardhje nga Tërnoci i Madh, është gati për të shkatërruar serbin, Sllavisha Simonoviq.

Isufi që ka 24 vjet do të del në ring me 29 dhjetor dhe synon fitore. “Isufi do të boksojë me serbin Simonoviq. Ky meç është i vlefshëm për titullin IBF të Europës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Isufi ka 23 meçe: 18 fitore, 2 barazime e 3 humbje. Meçi pritet me kureshtje dhe do të zhvillohet në Regensburg të
Gjermanisë”, tregon Halit Neza, menaxher për marketing dhe për media.

Neza për gazetën kombëtare “Bota sot” thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e domosdoshme për këtë sfidë dhe shpreson se Isufi do të del ngadhënjimtar.