Shqiptari nga Kosova asiston në operacionin e Hamdi Salihit (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Skënderbeut të Korçës, Hamdi Salihi, në derbin e fundit ndaj Partizanit të Tiranës në kuadër të Kategorisë Superiore Shqiptare, e theu dorën.

Veterani nga Shkodran u desh që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në Vjenë të Austrisë, derisa gjatë operimit, asistent ishte edhe mjeku nga Kosova, Ambroz Mala, transmeton Gazetaolle.com.

Mala ka njoftuar se operimi ka shkuar me sukses derisa pas operacionit, i ka postuar edhe disa fotografi me ‘bomerin’ shqiptar. /Olle/

sa