Shqiptari lë serbin pa ndjenja për vetëm 10 sekonda

Më pak fjalë do të përshkruajmë një super fitore të garuesit ferizajas, Valdrim Lubishtani, i cili në Irlandë njihet me nofkën ‘The Albanian Bear’, që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Ariu shqiptar’.

Çdo koment është i tepërt, sepse më së miri shihet në video kur Lubishtani e hedh në tokë pa ndjenja, Daniel Danilovilcin. Ky serb gatë do të kujtojë shqiptarin, jo vetëm për dajakun, por edhe nokautin!

Ky sport është i versionit MMA që u mbajt në Irlandë dhe Lubishtanit nuk iu deshën më shumë se 10 sekonda për t’ia humbur vetëdijen serbit. Ndeshja ishte zhvilluar vitin e kaluar në Irlandë.