Shqiptari kërcënon Neuerin

Supergoli ndaj Hannoverit nga gjuajtja e lirë, ka bërë që Alban Meha të kërcënojë edhe portierin më të mirë në botë, Manuel Neuer.

Mesfushori shqiptar i Paderbornit, të shtunën i bënë konak Bayern Munichut, kurse ka deklaruar se do t’i shënojë edhe skuadrës së Pep Guardiolës.

“Gjithkush mendon se ne jemi goditës të mirë”, thotë Meha, shkruan ‘wn.de’.

Tutje, ai flet për Neuerin. “Gjuatjet e mia të lia janë të rrezikshme. Të tilla do të jenë edhe për Manuel Neuerin”, shtoi ai.

Goli i Mehës, të dielën i solli Paderbornit tri pikë në fitoren 2:1 ndaj Hannoverit. (Gazeta Olle)