Shqiptari i Series A: Askush si Pjaniçi

Mesfushori shqiptar i Series A, Përparim Hetemaj ka çuar në qiellin shtatë boshnjakun e Romës, Miralem Pjaniq.

Mesfushori i Chievos, ka deklaruar për mediat italiane, se Pjaniq është më i miri i Evropës.

“Me pëlqejnë Pjaniqi dhe Nainggolan, i pari është në gjendje të luajë si askush në Evropë, i dyti i ka të gjitha”, tha Hetemaj për ‘forzaroma.info’.

Ai i ka bërë këto deklarata para ndeshjes së të dielës, ku me skuadrën e tij do të sfidojë pikërisht të pëlqyerit e tij te Roma.

Lojtari me prejardhje nga Drenica, vazhdon të mbajë rekordin në Serie A, me më së shumti faulle të shkaktuara gjatë këtij edicioni.